Murinjos i vjen radha të ankohet me të drejtë, në sfidën e Romës prishet sistemi VAR. Ja çfarë ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 19:19

Murinjos i vjen radha të ankohet me të drejtë, në sfidën e Romës prishet sistemi VAR. Ja çfarë ndodhi

Kur luan Roma e Zhoze Murinjos përherë ka vend për polemika. Kësaj radhe, portugezi mund të ankohet me të drejtë, pasi problemi në sistemin VAR shkaktoi një ndërprerje të ndeshjes për plot 5 minuta.

polemika

Ishte minuta e 36-të, kur arbitri vërshëlleu për një penallti në favor të Romës, por pasi 5 minutash, vendimi u korrigjua duke akorduar pozicion jashtë loje në favor të Torinos.

Këto pesë minuta kanë shkaktuar agoni te tifozët e Romës të cilët nuk i kursyen vërshëllimat për vendimin e vonuar. Ajo çka e shkaktoi vonesën ishte një problem në dhomën e VAR-it, që nuk jepte momentet e qarta të pozicionit të sulmuesi Tami Abraham.

Por me kalimin e kohës, gjithçka u qartësua dhe sfida nisi vetëm në minutën e 41-të. Rasti ka bërë bujë në Itali, pasi në çdo rast ku ka vend për polemika, përfshihet Zhoze Murinjo, që nuk i ka kursyer kritikat për arbitrat që pas rikthimit në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"