Murinjo: Nuk kam fat me shortin, bëj mirë ta qep gojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 9:47

Murinjo: Nuk kam fat me shortin, bëj mirë ta qep gojën

“Unë nuk jam njeriu më me fat me shortet, kështu që është më mirë që ta qep dhe ta harroj, sepse do të luajmë vetëm në shkurt. Deri atëherë duhet të përqendrohem te kompeticionet në Angli. Nuk mendoj se ka shumë rëndësi rivali që do të peshkojmë në short. Ajo skuadër që do të dalë nga gogla nuk mendoj se do të kërcejë nga lumturia kur të na shohë ne”, tha trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo.

Murinjo i habitur

I të njëjtit mendim është edhe tekniku i Çelsit, Antonio Konte, skuadra e të cilit u kualifikua si e dytë në grupin e saj: “Ne u përpoqëm që ta luajmë ndeshjen tonë për ta fituar.

Në pjesën e parë provuam të shtynim. Krijuam shumë raste për të shënuar dhe pësuam një gol nga goditja e këndit. Por kur luan në këtë mënyrë dhe krijon kaq shumë, duhet të jesh i kënaqur. Rivali ynë nuk do të jetë i lumtur që do të luajë përballë nesh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"