Murinjo u del në mbrojtje lojtarëve të tij: Mediat po ndikojnë për keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 21:20

Murinjo u del në mbrojtje lojtarëve të tij: Mediat po ndikojnë për keq

Starti jo i mirë i sezonit për Manchester United ka bërë që kritika të shumta të adresohen drejt trajnerit dhe disa lojtarëve. Madje, për trajnerin Murinjo, gjërat shkuan aq larg, saqë u tha se do të shkarkohej menjëherë pas ndeshjes me Njukastëll Junajtid. Trajneri portugez ka thënë se shkrimet e mediave po bëjnë dëm për skuadrën, pasi sipas tij kanë ndikim tek lojtarët.

Murinjo

Ai ka thënë se shkrimet e publikuara para ndeshjes me Njukastëll, kishin ndikuar shumë keq, pasi ai ka thënë se në përgatitjen para ndeshjes, lojtarët nuk dukeshin në disponim.

“Ata kanë rrjete sociale dhe lexojnë këto gjëra. Ju kam thënë se ai është problemi ynë.  Lërini ata ta shijojnë lojën. Dikush duhet ta mbajë barrën dhe natyrisht se këtë do ta bëj unë. Nuk do t’i lë lojtarët e mi të bartin këto probleme. Natyrisht së më pengon. Jam njeri” ka përfunduar “The special one”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"