Murinjo tregon momentin më të keq të karrierës: Ne ishim skuadra më e mirë në Europë, duhej ta kishim fituar atë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 15:09

Murinjo tregon momentin më të keq të karrierës: Ne ishim skuadra më e mirë në Europë, duhej ta kishim fituar atë ndeshje

Hoze Murinjo ka treguar se eleminimi nga Bajern Mynihu në Champions kur ishte trajner i Real Madridit është pika e ulët në karrierën e tij. Bavarezët eliminuan spanjollët nga gjysëmfinalet e Championsit falë penalltive.

murinjo

“Nëse do më duhej të zgjidhja momentin më të keq të karrierës time, do thoja eliminimi me Real Madridin nga Bajerni. Ne ishim skuadra më e mirë në Europë. Në fituam La Ligan, thyem rekordin për më shumë pikë të mbledhura dhe për më shumë gola të shënuar, dhe ne duhet ta kishim fituar atë ndeshje. Nuk kam asnjë dyshim.

Tek penalltitë ne vendosëm të parët Kristiano Ronaldon, Kakanë dhe Ramosin pasi ato ishin më të mirët. Fakti që ato të tre i humbën penalltitë e tyre më nervozon”, tha Murinjo në një intervistë për “Sic”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"