Murinjo thërret lojtarin Milanit, Totenhemi gati të ofrojë 20 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 14:45

Murinjo thërret lojtarin Milanit, Totenhemi gati të ofrojë 20 milionë euro

Dy mungesat e tij në ndeshjet me SPAL-in në Kupën e Italisë dhe në kampionat kundër Udinezes nuk janë ndierë te Milani që i ka fituar të dyja sfidat në fjalë. Hakan Çalhanoglu ka qenë i dëmtuar dhe mungesa e tij ishte e justifikuar. Turku është rikthyer në stërvitje vetëm të martën dhe sot është kandidat për një fanellë titullari kundër Breshas. 

hakan calhanoglu

Trajneri Pioli nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtar mbi formacionin për të cilin duhet të bëjë llogaritë jo vetëm me formën, por edhe me gjendjen emocionale të lojtarëve. Këtu nuk bën përjashtim as Hakan Çalhanoglu për të cilin kanë nisur të bien sirenat e një transferimi në Angli.

Sipas mediave turke, Totenhemi është vënë në gjurmët e 24-vjeçarit. Me urdhër të Zhoze Murinjos, mesfushori është përcaktuar si “gjahu” kryesor në merkato për të zëvendësuar Kristian Eriksenin, i cili sapo është transferuar tek Interi. “Spurs” janë gati të plotësojnë pretendimet ekonomike të futbollistit, por edhe ato të Milanit që për ishfantazistin e Bajer Leverkusenit kërkon të paktën 20 milionë euro. Shifra nuk përbën probleme për arkat e Totenhemit, që do të gjente kështu menjëherë një pasues për vendin e lënë bosh nga ylli danez.

hakan calhanoglu

I aftë të mbulojë disa role në mesin e fushës, Çalhangolu cilësohet si profili ideal për të ndërthurur forcën me fantazinë në një kampionat fizik si ai anglez. I transferuar te kuqezinjtë italianë në verën e vitit 2017, turku ka regjistruar me fanellën e “Djallit” 109 prezenca në të gjitha kompeticionet, teksa kontributi i tij në gola është në kuotën 14, teksa asistet janë 24. Pikërisht këto cilësi mund të shndërrohen të nevojshme te skuadra e Murinjos, i cili thuhet se dëshiron Çalhan në skuadrën e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"