Mourinjo: Spanja do të eliminohet në 1/4

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2014 | 20:07

Mourinjo: Spanja do të eliminohet në 1/4

MourinjoZhoze Murinjo mendon se aventura e kampionëve në fuqi të botës, Spanjës do të përfundojë në çerekfinale në Botërorin e Brazilit. Trajneri portugez, i cili drejton në Angli Çelsin, këtë verë ka rolin e mendimtarit sportiv për “Yahoo”- në. Edhe pse sipas tij “furia e kuqe” do të arrijë që të dalë e para në grup pa shumë probleme, nuk do të shkojë gjatë, ndërsa në çerekfinale do të eliminohet nga Meksika. “Spanja do të arrijë që të kalojë fazën e grupeve në vend të parë e ndjekur nga nënkampionët e botës, Holanda që do të ndeshet me Brazilin, por që do të bjerë në mallkimin e çerekfinaleve si në edicionin e mëparshëm”. Në Grupin G, portugezi është i mendimit se Gjermania do të jetë lideri i grupit, duke lënë pas Portugalinë e tij. Ndërkohë tre nga ekipet amerikano-latinë pjesëmarrëse do të arrijnë të shkojnë në fazën pasardhëse: Brazil, Meksika dhe Argjentina. “Do të habitesha nëse do të kishte ndonjë surprizë të madhe. Nuk shikoj ndonjë kombëtare të aftë që të thyejë stabilitetin e krijuar nga superfuqitë e topit. Nuk mendoj se ekipet afrikane mund të shkojnë më gjatë se çerekfinalet. Do të ndeshen dy-tre ekipe të forta të Afrikës së Jugut, me dy-tre të forta të Europës”.
Grupi D – “Një grup shumë i vështirë. Nuk do habitesha nëse Anglia do të arrinte të fitonte Botërorin, por edhe që të eliminohej direkt. Do luftojnë tre ekipe që në të kaluarën kanë qenë kampione të botës dhe një nga to do eliminohet. Nëse do t’i takojë Italisë, nuk duhen kritikuar trajneri apo lojtarët”.
Gjysmëfinalistët – Për trajnerin portugez, ekipet që do shkojnë në gjysmëfinale janë: Anglia, Gjermania, Italia dhe Portugalia. “Njerëzit do thonë se unë jam i zgjuar. Unë po i nxjerr takimet kështu, sepse dua që në finale të përfundojë Anglia me Portugalinë, kështu që të punoj i qetë në Angli e të pushoj po ashtu qetësisht në Portugali. Por jam i mendimit se kampioni i ri i botës do dalë nga penalltitë. Si Portugalia, ashtu edhe Anglia kanë humbur shumë me penallti. Do vemi në një situatë të tillë ku arbitri kampionin do ta shpallë duke hedhur monedhën”. Ndërkohë që të kaltrit e Prandelit do të dalin të tretët.
Përgatiti: IRGIS HYSENAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"