Murinjo shpreh dëshirat: Do të doja ta kisha futbollistin e Çelsit te Junajtid, historia tregon se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 11:02

Murinjo shpreh dëshirat: Do të doja ta kisha futbollistin e Çelsit te Junajtid, historia tregon se…

Trajneri Murinjo gjithmonë ka qenë i qartë se çfarë kërkon. Portugezi së fundmi ka shprehur dëshirën se do të dëshironte ta kishte Hazardin në skuadrën e tij. Aktualisht belgu është golashënuesi më i mirë në kampionat dhe ka treguar një formë të jashtëzakonshme me trajnerin Sarri.

best-friday-press-conference-quotes-jose-mourinho-on-eden-hazard-chelsea_1a26bajczdxmz1eznp1p4x53y9

Në prag të sfidës së sotme në “Stamford Bridge”, portugezi është shprehur se diferenca për titullin është pikërisht Hazard. “Do të doja ta kisha te Junajtid, por unë mendoj se Çelsi nuk do ta shesë atë te ne sepse udhëhiqet nga njerëz inteligjentë. Historia na tregon se kur Hazard është më i miri i Premier Ligës, Çelsi shpallet kampion, ka ndodhur edhe me mua edhe me Konten. Këtë sezon ai është më i miri deri tani dhe Çelsi është në krye”, ka përfunduar Murinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"