Murinjo, sherr me Pogbanë dhe fton tifozët ta duartrokasin Runin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 12:27

Murinjo, sherr me Pogbanë dhe fton tifozët ta duartrokasin Runin

Pas një fillimsezoni për t’u vënë në kornizë nga Mançester Junajtid, kryesues në Premier Ligë, por edhe në Champions, ka gjithsesi diçka që ka turbulluar së fundmi atmosferën brenda klubit. Sipas asaj që raporton tabloidi “The Sun”, Zhoze Murinjo, trajneri i “Djajve të kuq”, nuk e ka përtypur aspak dëmtimin e pësuar nga Pol Pogba në pjesën e parë europiane kundër Bazelit.

FBL-EUR-C3-MAN UTD-ZORYA

Mesa duket, “Special One”, së bashku me stafin mjekësor, ia kanë vënë fajin lojtarit për atë që ka ndodhur. Mesfushori Pogba, i cili vuante një shqetësim muskulor edhe më parë, nuk ka ndjekur këshillat e mjekëve të skuadrës së tij, por i është besuar një trajneri personal gjatë ditëve të fundit, duke bërë që të lodhë shumë muskulin e tërhequr dhe për rrjedhojë, nga ritmi i ashpër i ndeshjes, ka ardhur edhe ky problem, i cili i prish jo pak punë Murinjos dhe Junajtid.

Murinjo dhe Pogba

Kjo ka bërë që portugezi të tregohet më shumë sesa i drejtpërdrejtë me ish-juventinin, duke i ngritur zërin, me ultimatumin se nuk do të bëjë më asgjë me kokën e tij, pasi dëmtimi i pësuar do ta lërë të paktën gjashtë javë Pol Pogbanë jashtë fushave.

RIKTHIMI I RUNIT – Ndërkohë, në pritje të së dielës, kur Mançester Junajtid do të ndeshet me Evertonin, trajneri portugez, fton tifozët që t’i dhurojnë një përshëndetje të ngrohtë Uejn Runit, i cili do të rikthehet në “Old Trafford” si kundërshtar, pas 14 viteve të kaluara me të kuqtë.

runi

“Në Angli kam dëgjuar që të përmendet shumë lehtë fjala ‘legjendë’, por në rastin e Uejn Runit, kjo është fjala e duhur me të cilën duket shoqëruar emrin i tij. Për atë flasin golat, trofetë e fituar dhe gjithçka tjetër ka dhënë për Junajtid, prandaj unë i ftoj tifozët, që edhe pse një kundërshtar, të paktën t’i rezervojnë një pritje të ngrohtë lojtarit.

Por thënë këtë, unë shpresoj që Runi, të paktën për 90 minutat kundër nesh, të mos jetë në formën e tij më të mirë, në mënyrë që të mos na hapë probleme”, u shpreh Murinjo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"