Murinjo punon për Totenhemin e ri, dëshiron një portier dhe mbrojtësin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 23:51


Murinjo punon për Totenhemin e ri, dëshiron një portier dhe mbrojtësin e Interit

Totenhemi po planifikon ndryshime të mëdha në formacion për sezonin e ardhshëm. Londinezët dëshirojnë të sjellin jo vetëm mesfushorin e Realit Hames Rodrigez, por dhe dy emra të tjerë.

Totenhem

Sipas mediave britanike, tekniku Murinjo  po tenton të sigurojë portierin e Lilës në kampionatin francez Maj Manjan, i cili ka bërë një sezon mbresëlënës në Francë duke e mbajtur portën të paprekur në 12 takime të kampionatit. Ndërsa, emri i dytë është mbrojtësi veteran Diego Godin. Futbollisti uruguajan thuajse do të largohet nga Interi pas këtij sezoni duke parë konkurencën e fortë në mbrojtje me Milan Skriniarin dhe Stefan De Vrij.

godin

Disa ditë më parë, u përfol se një kandidat për portën e Totenhemi është dhe portieri shqiptar Tomas Strakosha.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com