Murinjo përplaset me lojtarët, drejtuesit e klubit mbështesin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 14:29

Murinjo përplaset me lojtarët, drejtuesit e klubit mbështesin…

Prej kohësh gjërat nuk po shkojnë mirë te skuadra e Mançester Junajtid. Në të gjithë mediat ndërkomëbtare është folur se trajneri portugez, Zhose Murinjo rreziko seriozisht shkarkimin nga stoli i “djajve të kuq”. Por “ESPN” ka hedhur pak më shumë dritë në lidhje me këtë çështje.

murinjo pogba

Sipas tyre një pjesë e lojtarëve janë kthyer tashmë kundër Murinjos dhe nuk e kanë pritur mirë vendimin e tij për të larguar Pol Pogbanë nga roli i zëvendës-kapitenit. Kriza thellohet edhe më tej me eliminimin e tyre nga Kupa e Ligës nga skuadra e Derbit. Akoma edhe me keq është përkeqësuar gjendja nga deklaratat e Murinjos pas ndeshjes duke i kritikuar ashpër lojtarët e tij.

Murinjo

Ndërkohë agjenti i Pogbas, Mino Raiola ka thënë për “ESPN” se Murinjo nuk është në gjendje të krijojë një lidhje me lojtarët dhe aq më pak t’i drejtojë ata. Ndërkohë burime të afërta pranë një lojtari titullar te Mançester Junjatid thonë se ai nuk është përmirësuar nën drejtimin e portugezit, përkundrazi ka bërë hapa prapa.

mancester junajtid

Ndërsa klubi në këtë përplasje mes palëve ka mbajtur anën e portugezit dhe ky vendim mund të shoqërohet me një eksod largimesh te Junajtid, verën e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"