Murinjo nuk përmbahet ndaj analistëve: Jeni gënjeshtarë kronikë, disa kanë rroga të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 14:43

Murinjo nuk përmbahet ndaj analistëve: Jeni gënjeshtarë kronikë, disa kanë rroga të…

Zhoze Murinjo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Emri i tij lakohet shumë për tu larguar nga Junajtid. Në daljen e sotme përpara mediave ai “sulmoi” analistët e shumtë që e kritikojnë dhe i quajti ata gënjeshtarë kronikë.

murinjo

Karrager, ish-kapiteni i Liverpulit, e kritikoi portugezin për Rashfordin duke e këshilluar këtij të fundit të kërkonte një ekip tjetër.

“Pres që të dielën të jem shumë i kritikuar, pasi nuk do ta aktivizoj Rashfordin titullar. Lojtarët kanë probleme për shkak të gënjeshtarëve kronikë. Prej disa prej tyre pres që të zgjohen të dielën dhe mendja tu shkojë vetëm të Murinjo. Këta që flasin kanë rroga të dyfishta, ata punojnë edhe për klubet , duke i çuar gjërat në drejtimin që duan. Ndjej keqardhje për ta, por po iu them se ka gjëra më interesante se Murinjo”, u shpreh i revoltuar trajneri portugez.

Kujtojmë se kjo dalje përpara mediave zgjati vetëm 4 minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"