Murinjo nuk ndal lotët as në intervistë: Kështu bëhesh i përjetshëm. Me respektin më të madh për ish-klubet por tani jam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 0:04

Murinjo nuk ndal lotët as në intervistë: Kështu bëhesh i përjetshëm. Me respektin më të madh për ish-klubet por tani jam…

Zhoze Murinjo nuk ka ndalur lotët në fushën e lojës pasi skuadra e Romës fitoi Ligën e Konferencës në Tiranë, por as në intervistat pas ndeshjes. Ai është shfaqur para kamerave të “Sky Sport” duke qarë, për një moment që e ka cilësuar vendimtar për karrierën e tij.

dfgdfgdfgfdgfdg

“Janë shumë gjëra që po kalojnë në mendjen time… e prisja këtë përjetim të njerëzve, janë unikë, kuptohej që kur erdha 11 muaj më parë.

Siç ua thashë djemve në dhomat e zhveshjeve në Torino, aty bëmë atë që duhej bërë, pra të kualifikoheshim për Ligën e Europës dhe e bëmë punë tonë. Sot nuk ishte punë, ishte histori, kemi shkruar historinë. Që nga fillimi e kishim kuptuar që Liga e Konferencës mund të ishte një objektiv që mund të arrihej. Edhe pse pastaj hynë në garë skuadra të forta. Ishte një kompeticion të cilin e synonim, pa humbur objektivin kryesor, që ishte ai i kualifikimit në Ligën e Europës.

Unë do të qëndroj, edhe nëse vjen ndonjë zë… Unë dua të qëndroj te Roma, mbetet vetëm të kuptohet ajo që pronarët tanë, që janë persona të mrekullueshëm, duan të bëjnë në sezonin e ardhshëm. Pasi mund të vazhdojmë një projekt shumë të bukur, mbetet të kuptohet drejtimi që duhet marrë. Është historia e Romës, por edhe e imja. Kam mësuar vetë, pak më parë se vetëm unë, Trapatoni dhe Ferguson kemi fituar trofe europiane në 3 dekada të ndryshme.

Çfarë ka ndryshe nga fitoret e tjera? Është një gjë të fitosh me skuadra të ndërtuara për këtë gjë, një gjë tjetër ta bësh me Interin pas shumë vitesh dhe me Romën. Është shumë, shumë speciale, një gjë që të bën të përjetshëm. Në këtë moment mendoj për veten, por më shumë për këta romanistë që po bëjnë festë. Sigurisht që ndjehem romanist. Unë jam me të gjithë ata të cilët bashkë me mua bëjnë një familje, që krijojnë një objektiv, që janë bashkë në momente të vështira. Sot, me respektin më të madh për klubet e mia të vjetër, unë ndjehem romanist 100%”, tha Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"