Murinjo: Nuk jam një qelbësirë, nesër në pankinë të rinj dhe jo të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 21:48

Murinjo: Nuk jam një qelbësirë, nesër në pankinë të rinj dhe jo të dobët

Zhoze Murinjo nuk ka bërë prapakthehu në deklaratat e tij pas ndeshjes së humbur në Ligën e Europës në Norvegji. Por ai ka saktësuar se ankesat para kamerave për cilësinë e alternativave në skuadrën e tij, nuk ishin pasojë e pretendimeve të mëdha që ka.

murinjo

“Kur dikush thotë që Murinjo nuk është i kënaqur, është një gënjeshtër që nuk mund të ishte më e madhe. A do Murinjo më shumë lojtarë? Po, si të gjithë. A do Murinjo lojtarë të të njëjtin nivel? Po, por Murinjo nuk është një qelbësirë dhe ka respekt për Friedkin dhe Tiago Pinto. Murinjo e pranon situatën dhe e kupton. Një rezultat si ai në Bodo ndodh vetëm një herë në jetë dhe përgjegjësi jam unë, askush tjetër. Unë hodha në fushë një skuadër me një rrezikshmëri të lartë për të humbur ndeshjen. Nuk e mendoja në këto përmasa por përgjegjësia është e imja”, tha fillimisht trajneri portugez.

Ai shpjegoi se mangësia që shihte në skuadër ishte vetëm te alternativat, por nuk i bënte presion klubit për afrime të tjera. “Skuadra jonë në disa role ka zgjidhje të niveleve të larta, në të tjera jo dhe nuk duhet fshehur. Por po ndërtojmë një skuadër dhe për të nevojiten më shumë merkato, para dhe duhen respektuar pronarët të cilët po bëjnë një punë të pabesueshme për të rregulluar këtë klub. Nesër do ta shihni pankinën. Nuk do të ketë lojtarë të dobët por do të ketë shumë të rinj”, tha Murinjo, duke paralajmëruar një revolucion në klub.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"