Murinjo: Nuk jam më “Speciali”, sot jam “i Pjekuri” dhe “i Qeti”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 19:38

Murinjo: Nuk jam më “Speciali”, sot jam “i Pjekuri” dhe “i Qeti”

Zhoze Murinjo është i çliruar që ai nuk është më trajneri i dikurshëm, por thotë se ka përvojën për ta përballuar periudhën e vështirë që po kalon në stolin e Totenhemit. Portugezi po kalon momentin më të dobët të karrierës së tij në stolin e “Spërsave”, të cilët kanë humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat, kanë rrëshqitur në vend të 9-të në renditjen e Premier Ligë dhe janë eliminuar nga Kupa FA muajin e shkuar.

murinjo

81 pikë nga 50 ndeshjet e para në Premier Ligë në stolin e Totenhemit për Moun janë rezultati më i dobët në stolin e një klubi gjatë karrierës. Por përpara ndeshjes së kthimit në 1/16-at e Ligës së Europës, kundër Volfsbergerit, ai tha se nuk është më “Speciali”, nofkë me të cilin prezantoi veten në konferencën e parë si trajneri i Çelsit në 2014: “Falë Zotit unë nuk jam më trajneri që isha! Falë Zotit! Sepse nëse nuk ka evolucion tek ne, unë dua gjithashtu të besoj se ju jeni një gazetar më i mirë sot sesa ishit 10 vite më parë. Falë Zotit. Ndoshta jam dakord me ju.

Unë nuk do të isha kaq i qetë dhe në kontroll të emocioneve të mia, sepse gjatë karrierës kam pasur disa probleme jo në lidhje me rezultatet. Siç e dini, unë nuk kam pasur shumë seri të këqija rezultatesh. Unë jam i qetë, jam nën kontroll të emocioneve të mia dhe nuk mund të ndizem apo fikem. Humbas një ndeshje dhe sigurisht nuk jam i lumtur. Por, pjekuria ndihmon. Jam optimist dhe besoj se do ta përmirësojmë këtë situatë. Tani jemi me më shumë eksperiencë për të përballuar momentet negative. Probleme me presidentin Levi? Marrëdhënia ime me të është si në ditën e parë kur erdha këtu, respekt dhe komunikim i hapur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"