Postuar: Shtator 16, 2022 | 19:01
Murinjo në majën e Europës, portugezi barazon rekordin absolut të legjendës Ferguson
Fitorja përballë Helsinkit mbrëmjen e djeshme e ka vendosur Murinjon në majën e Europës, ku së bashku me Aleks Ferguson, mbajnë kryesimin për trajnerët me më shumë fitore në kompeticionet europiane.
Portugezi ka arritur 106 fitore në kompeticionet europiane, 1 më shumë se ndjekësi më i afërt, Karlo Ançeloti.
Gjithsesi, gara për të thyer rekordin e Ferguson qëndron e hapur mes tij dhe trajnerit italian, pasi Roma e Murinjos do të ndeshet dy herë radhazi me Real Betisin, ndërsa Reali i Madridit që drejtohet nga italiani do të ketë përballë në dy sfida radhazi, Shaktarin e Donjetskut.
PANORAMASPORT.AL
