“Murinjo na jep udhëzime me mesazhe”, kapiteni Kejn tregon se kur do të rikthehet nga dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 21:45

“Murinjo na jep udhëzime me mesazhe”, kapiteni Kejn tregon se kur do të rikthehet nga dëmtimi

Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn ka folur në video live në Instagram me ekspertin e “Sky Sport”, Jamie Redknap, për kohën në karantinë dhe sesi po ecën rikuperimi.

Kejn

26 vjeçari anglez thotë se portugezi Murinjo i dërgon udhëzime individuale të gjithëve, ndërsa ata po përpiqen të bëjnë maksimumin për t’u stërvitur gjatë kësaj situate të vështirë.

kane

Ndërsa, për sa i përket dëmtimit, ai ka theksuar se deri tani rehabilitimi po ecën mirë dhe me shumë mundësi do të fillojë të integrohet me skuadrën kur të rikthehet ekipi në fushë pas periudhës së izolimit.

lukas kejn

“Murinjo po na mban të përditësuar me anë të mesazheve. Ne të gjithë kemi marrë programe individuale për të punuar me to. Po përpiqemi të përshtatemi dhe të nxjerrim më të mirën gjatë kësaj situatë.

Jemi me fat që kemi palestër dhe pishina në shtëpitë tona. Për sa i përket rehabilitimit, deri tani ka ecur mirë. Do të jem gati për t’u integruar me grupin kur të rikthehemi në fushë. Gjithsesi, nuk nxitohem, nuk jam në panik, thjesht e marr me qetësi” deklaroi Kejn.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"