Murinjo me ide të qarta, portugezi i kërkon Romës transferimin e ish-sulmuesit të Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 19:26

Murinjo me ide të qarta, portugezi i kërkon Romës transferimin e ish-sulmuesit të Juventusit

Nuk është më një sekret që Zhoze Murinjo kërkon të ketë nën urdhrat e tij Alvaro Moratën.

morata

Spanjolli ka qenë gjithnjë një prej lojtarëve më të pëlqyer të trajnerit portugez, madje edhe këtë verë, pasi ai ka mbyllur huazimin te Juventusi ka nisur tentativat e para për ta bindur t’i bashkohet në kryeqytet.

Morata, i cili vazhdon që të jetë në pronësi të Atletikos së Madridit, nuk dihet nëse do të pranonte tjetër skuadër në Serinë A përveç Juves, por oferta për huazim me të drejtë blerjeje që i është bërë “Colchoneros”-ave është shtyrë nga këta të fundit, ndonëse Murinjo mund të kthehet sërish në sulm për Moratën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"