Murinjo leksion Guardiolës: Ai duhet të luajë si unë në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 12:24

Murinjo leksion Guardiolës: Ai duhet të luajë si unë në mbrojtje

Për të konfirmuar problemet në mbrojtje të skuadrës së Guardiolës, analizoi edhe Zhoze Murinjo gjatë panelit me Roi Kinin dhe Vinsent Kompaninë në ndeshjen Liverpul-Siti në “Sky Sports”.

Murinjo

“Të gjitha herët që kam luajtur kundër Liverpulit, duke mos pasur në dispozicion një skuadër të shkëlqyer si ‘reds’-at, jam shqetësuar gjithnjë për distancat mes katër mbrojtësve të mi. Kur një skuadër luan si ata, me Firminon që vepron mes linjave dhe krijon rreziqe dhe me Salahun e Manenë të cilët shfrytëzojnë gabimet, duhet luajtur më ngushtë”. Me pak fjalë, Murinjo i propozoi kolegut të tij atë që ai nuk e bën kurrë, të parkojë autobusin përpara porte.

“Liverpuli shënoi dy gola, një mes Uokerit dhe Stonsit dhe një mes Fernandinjos dhe Angelinjos. Nuk mund të them më shumë se kaq. Për mua ishin gola të shmangshëm. Është shumë e vështirë, por ti duhet të përpiqesh. Duhen zënë hapësirat. Duhet luajtur më shumë se kurrë me një distancë më të ngushtë mes mbrojtësve”, shtoi portugezi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"