Murinjo kunj Guardiolës për shpërthimet ndaj arbitave: Më mirë të shohë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 21:31

Murinjo kunj Guardiolës për shpërthimet ndaj arbitave: Më mirë të shohë…

Shpërthimi i Pep Guardiolës ndaj arbitrave pas humbjes 3-1 ndaj Liverpulit, ka gjetur edhe reagimin e Hoze Murinjos.

murinjo guardiola

“Speciali”, ka fjalët e tij thumbuese për spanjollin Guardiola, duke ia shprehur se më mirë të fokusohet te loja e ekipit të tij, se sa tek rastet për moviolë.

“Mendoj se Mançesteri është një qytet shumë i bukur për të qarë gjatë gjithë javës për një episod. Guardiola duhet të fokusohet më shumë te loja dhe çfarë të përmirësojë” – u shpreh Murinjo.

Më tej, Murinjo analizon edhe ndeshjen në mikrofonët e “Sky Sport”: “Ndeshja ishte vërtetë e mirë. Të gjithë e dinë sa ekip i fortë është Liverpuli. Gjithmonë ndaj Liverpulit, kur luaja isha i shqetësuar për distancën mes 4 mbrojtësve të mi. Duhet të luash ngushtë ndaj sulmuesve si Firmino, Salah apo Mane”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"