Murinjo komenton takimin me Konten: Treguam se nuk jemi njerëz të zakonshëm, speciale të mundësh Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 17:12

Murinjo komenton takimin me Konten: Treguam se nuk jemi njerëz të zakonshëm, speciale të mundësh Çelsin

Zhoze Murinjo është i lumtur që mundi ish-ekipin e tij, të cilin e konsideron special: “Mundëm një ekip fantastik, për disa arsye ata u shpallën kampionë sezonin shkuar, për disa arsye luajtën shumë mirë ndaj Barçës dhe për disa arsye e nisën ndeshjen shumë mirë. Prandaj mundëm një ekip shumë të mirë. Të gjithë e ndoqën planin e ndeshjes dhe treguan shpirt gare.

Murinjo..

Nuk është speciale se mundëm Çelsin, por është shumë speciale sepse mundëm kampionët, një skuadër fantastike dhe morëm 3 pikët që janë shumë të rëndësishme për të qëndruar të dytët”, tha trajneri i Junajtid. “Ata e nisën shumë mirë, duke goditur edhe shtyllën. Por ne gjetëm mënyrën për t’i ndalur dhe bllokuam Hazardin”, vijoi portugezi, i cili nuk i kurseu elozhet për MekTominejn: “Është një lojtar fantastik, një mesfushor modern që mund të bëjë gjithçka.

E vetmja gjë që nuk po bën ende, është të shënojë gola dhe kjo për shkak të detyrave që unë i jap. Mendoj se nëse ka një skuadër që e meritoi fitoren, ajo ishte e jona. Shtrëngimi i duarve me Konten s’ka nevojë për fjalë. Këtë donim t’u tregonim të gjithëve. Ne nuk jemi dy njerëz të zakonshëm në futboll. Kemi një histori.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"