Murinjo kërkon t’i largohen ‘tepricat’ nga skuadra, ylli i mesfushës së Romës me destinacion Katarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 21:35

Murinjo kërkon t’i largohen ‘tepricat’ nga skuadra, ylli i mesfushës së Romës me destinacion Katarin

Tregu i transferimeve ka përfunduar, por Roma po punon pa u lodhur për të hequr qafe ata lojtarë që mbetën në Trigoria dhe që nuk përshtaten në planet e Mourinjos, për të ashtuquajturit “teprica”.

nozninn

Në fakt, mesfushori Stiven Nzonzi është shumë pranë pranimit të Al Rajan, një klub nga Katari që ka negociuar me mesfushorin për disa javë dhe që disa ditë më parë bleu ish-mesfushorin e Real Madridit, Hames Rodrigez .

Pas disa refuzimeve, francezi duket se tashmë është bindur dhe në ditët në vazhdim pritet diçka konkrete pasi merkatoja në Katar mbyllet në 30 shtator.

Roma do të kursente kështu një pagë prej 5.7 milionë eurosh në sezon, ndërsa drejtuesit do të nisnin kërkimet për afrimin e një mesfushori në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"