Murinjo: Karrierën nuk e mbyll tek Mançesteri, Interi ishte një çështje dashurie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 19:48

Murinjo: Karrierën nuk e mbyll tek Mançesteri, Interi ishte një çështje dashurie

Në një intervistë për programin francez “Telefoot”, portugezi Hoze Murinjo tha se ka ambicie të tjera në karrierën si trajner, dhe se kërkon akoma sfida.

Zaneti dhe Murinjo

“Mund të them se kam ende pikëpyetje për profesionin e trajnerit. Kam ambicie dhe një dëshirë për të bërë gjëra të reja, dhe mund të them me siguri se nuk do e mbyll karrierën këtu në Mançester” – deklaroi tekniku.

Teksa u pyet për aventurat e tjera ku ka qenë, Murinjo deklaroi: “Fitorja në Europë me Porton ishte diçka speciale, sepse po përfaqësoja një skuadër nga vendi im. Ndërsa Interi u bë diçka e veçantë për mua, ishte më shumë si një lidhje dashurore. Skuadra ishte e vjetër, dhe me shumë mundësi ishte mundësia e fundit e atij brezi për të fituar diçka. Fituam tripletën dhe i dhamë shumë lumturi tifozëve dhe familjes Morati.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"