Murinjo jep një lajm të keq për Marash Kumbullën, mbrojtësi kuqezi ka shumë punë përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 20:39

Murinjo jep një lajm të keq për Marash Kumbullën, mbrojtësi kuqezi ka shumë punë përpara

Zhoze Murinjo duket se nuk e sheh Marash Kumbullën si titullar për sezonin e ri, por vetëm si një alternativë të paktën për momentin. Trajneri portugez i Romës, ka bërë të qartë se edhe në momente vështirësie, mbrojtësi shqiptar nuk është zgjedhje e tij e parë.

murinjo

Para ndeshjes me Trabzonspor, Roma humbi për dëmtim një futbollist të rëndësishëm si Smalling, Por Murinjo tregoi në konferencë për shtyp se emri që do ta zëvendësonte në prapavijë përkrah Mançinit, nuk do të ishte Kumbulla.

“Do e them kush do luajë pasi lojtarët e dinë, luan Ibanez me Mançinin”, ishin fjalët e trajnerit në konferencën për shtyp pas sfidës së Ligës së Konferencës, duke bërë të qartë kështu se Kumbulla e niste takimin nga stoli.

Mbrojtësi shqiptar luajti titullar në ndeshjet e para me Murinjon, por pastaj filloi të kthehej në një zëvendësues te Roma në miqësoret e fundit. Fakti që ai nuk luan titullar në sfidën e parë zyrtare të këtij sezoni, tregon qartësisht se lojtari ka shumë punë për të bërë që të bindë portugezin se e meriton një fanellë në 11-she.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"