Murinjo: Jam më i urti, por bëj vetë si qaraman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 11:02

Murinjo: Jam më i urti, por bëj vetë si qaraman

Zhoze Murinjo vlerëson Njukasëllin për shpirtin e garës që tregoi në arritjen e fitores së parë në shtëpi që prej tetorit: “Ata luftuan si bisha.

Sanchez Manchester Junajtid

Shpresoj ta marrin këtë si kompliment. Zotët e futbollit ishin në anën e tyre. Njukasëlli dha atë që ka dhe nuk ka dhe kjo është diçka shumë e bukur në futboll. Ata luftuan për një pikë.

Ne bëmë një gabim në mbrojtje dhe kur kaluan në avantazh, atëherë ata kishin vetëm një gjë në mendje dhe dhanë edhe jetët për ta mbrojtur deri në fund. Nuk do u kishim shënuar edhe nëse ndeshja do zgjaste 10 orë”.

Manchester-United-v-Sampdoria-International-Champions-Cup

“MERITOJ NJË ÇMIM” – 55- vjeçari beson se ai është trajneri më i mirë në Premier Ligë. Shpërthimet e tij në stol janë bërë të famshme ndër vite dhe portugezi është përplasur shpesh me autoritet e futbollit, por ai thotë se ai ka bërë shumë hapa përpara që ta përmirësojë sjelljen e tij, edhe pse pranon se nuk është ende perfekt.

“Jam totalisht i përkushtuar për të fituar çmimin e trajnerit më të sjellshëm në stol. E kam seriozisht. Ka shumë çmime, për ndeshjen më të mirë të javës, trajnerin e muajit, por ata duhet të akordojnë edhe një çmim për trajnerin më korrekt në stol dhe arbitri i katërt duhet të jetë ai që duhet ta votojë. Jam shumë i sigurtë se do ta fitoja unë. Nuk kam krijuar asnjë problem me arbitrin e katërt veç kartonit të kuq ndaj Sauthemptonit, pasi vendosa një këmbë në fushë. Nuk mund të kaloj nga ‘Bad One’ në ‘Perfect One’. E përgatis veten për të qenë i qetë, por nuk është se nuk e humbas durimin. Nuk jam perfekt”.

ROLI I “QARAMANIT” – Nuk mungon edhe një thumb për Guardiolën, që u kërkon arbitrave të mbrojnë lojtarët më të mirë:

“Futbolli anglez ka një trashëgimi kulturore që më pëlqen. Por, unë duhet të qaj pak për të mbrojtur lojtarët e mi sepse ju e patë vetë sesi e mirëpritën Sançezin. Mua nuk më pëlqen fjala mbrojtje sepse nuk duhen mbrojtur vetëm lojtarët e mirë, por të gjithë sepse futbollistët janë njëlloj. Arbitrat s’mund të shohin një lojtar dhe thonë ‘ky djalë është shumë i talentuar prandaj duhet ta mbroj’. Jo, ata duhet t’i mbrojnë të gjithë njëlloj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"