Murinjo ironizon ekipet e eliminuara nga Liga e Kampioneve: Do të ketë skuadra që janë ndërtuar për të fituar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 16:48

Murinjo ironizon ekipet e eliminuara nga Liga e Kampioneve: Do të ketë skuadra që janë ndërtuar për të fituar…

Roma e Murinjos pret Ludogoretsin për të siguruar kualifikimin në “play off”-in e Ligës së Europës.

MURINJO

“Kemi detyrimin për të fituar tri pikët ndryshe nga ata. Për këtë pres një kundërshtar që do të mbyllet mirë për të shfrytëzuar kundërsulmin. Ne nuk kemi ambicien për të rifituar Ligën e Konferencës, por duam të shkojmë përpara në këtë kompeticion”, tha portugezi në konferencë.

Ai nuk harroi t’u lëshonte një kunj edhe rivalëve që do të zbarkojnë nga Champions-i: “Ambicia e lojtarëve nuk është ajo të fitojnë Ligën e Konferencës, por të shkojnë në ‘play off’-in e Ligës së Europës, pavarësisht se atje do të ketë skuadra që janë ndërtuar për të fituar Ligën e Kampioneve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"