Murinjo ia bën të qartë Pogbasë: Kur të dalësh nga kjo derë, kujtohu kush është shefi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 18:43

Murinjo ia bën të qartë Pogbasë: Kur të dalësh nga kjo derë, kujtohu kush është shefi

Hoze Murinjo dhe Pol Pogba nuk po arrijnë ti zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Trajneri kërkon që lojtari ti bindet, ndërsa francezi nga ana tjetër është i pakënaqur nga pozicioni që trajneri e vendos në fushë.

15193748758795

Sipas “The Sun”, ata të dy kanë patur një takim në zyrën e teknikut në qendrën stërvitore që përfundoi me Murinjon që i tregoi mesfushorit francez se kush komandon te Mançester Junajtid.

Murinjo dhe Pogba

Sipas këtij informacioni, Pogba ia ka shfaqur hapur trajnerit pakënaqësinë e lojtarëve për teknikat që ai përdor. Ndërsa, në aspektin personal ai ishte ankuar për problemet që ka për tu përshtatur në pozicionin që trajneri e vendos.

murinjo pogba

Gjithsesi, Murinjo nuk shquhet si një njeri që merr shumë për bazë kritikat. Në fund, portugezi i tha Pogbasë që kur të largohej nga zyra e tij ta vinte mirë re shenjën te dera që thotë “trajneri”. “Unë jam bosi, unë vendos”, mendohet ti ketë thënë trajneri lojtarit, dhe kështu palët janë ndarë pa gjetur një kompromis.





www.minuta90.com