Murinjo, i çmendur pas Dibala. Mësohet emri me të cilin e thërret që tani me përkëdheli argjentinasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 18:17

Murinjo, i çmendur pas Dibala. Mësohet emri me të cilin e thërret që tani me përkëdheli argjentinasin

Zhoze Murinjo e di që shanset që Roma e tij të bëjë më mirë se vitin e kaluar dhe të përfundojë mes katër skuadrave më të mira në Serinë A, do të varen shumë nga paraqitjet e Paulo Dibala. Blerja më e bujshme e skuadrës së tij gjatë kësaj vere, nuk ka zhgënjyer që në miqësoret e para duke qenë protagonisti i menjëhershëm në lojën ofensive të skuadrës.

murinjo dibala

Ai ka sjellë mbi të gjitha një entuziazëm të jashtëzakonshëm në ekip dhe mes tifozëve dhe kjo e ka kthyer atë në një emër të preferuar jo vetëm në tribuna, por edhe në vetë radhët e skuadrës së Romës. Vetë Zhoze Murinjo raportohet se është i mahnitur pas argjentinasit të cilit tashmë i ka vendosur edhe një emër me të cili e thërret me përkëdheli.

Para skuadrës, portugezi nuk dëgjohet më duke dhënë udhëzime për Paulon, por për “Paolinon”, emrin me të cilin e ka pagëzuar trajneri. Një sinjal i qartë se mes të dyve ka menjëherë një lidhje të ngushtë, për të cilën ndoshta ka nevojë Dibala që të tregojë edhe një herë talentin e tij të jashtëzakonshëm, që ishte harruar në vitet e fundit te Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"