Murinjo hap zemrën: Kam lidhje të ngushta me të gjitha klubet që kam drejtuar, përveç…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 14:51

Murinjo hap zemrën: Kam lidhje të ngushta me të gjitha klubet që kam drejtuar, përveç…

Zhoze Murinjo ka folur sot para mediave në një konferencë shtypi të organizuar nga UEFA. Tekniku portugez ka folur për finalen e Ligës së Europës, teksa u ndal edhe te kampionati, mungesat si edhe e shkuara e tij.

murinjo

Ai ka bërë me dije se Dibala rrezikon seriozisht finalen e Europës, ndërkohë që foli për lidhjen që mban me tifozët e skuadrave ë cilat ka drejtuar.

“Shpresoj që fjalët e mia të mos keqinterpretohen, por klubi i vetëm me të cilin nuk kam një lidhje të ngushtë është Totenhemi. Me të gjitha klubet e tjera kam dhe kjo ndodh sepse njerëzit e tjerë nuk janë budallenj.

Nuk ka lidhje nëse kam fituar apo jo sepse kam dhënë maksimumin. Tifozët e dinë që kam punua de kam luftuar për to çdo ditë. Sot jam tifoz i Romës, kam qenë i Realit, i Interit sepse është gjë e dyanshme. Do të jem i lidhur gjithmonë me Romën siç jam me të tjerët”, u shpreh Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"