Murinjo gjen zëvendësuesin e Kejn, Totenhemi arrin marrëveshjen me sulmuesin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 18:47

Murinjo gjen zëvendësuesin e Kejn, Totenhemi arrin marrëveshjen me sulmuesin brazilian

Totenhemi prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Herri Kejn, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për një periudhë relativisht të gjatë.willian_jose

Duket se “Spërsat” e kanë gjetur zëvendësuesin e sulmuesit anglez dhe ai vjen nga La Liga. Bëhet fjalë për sulmuesin e Real Sociedadit, Uillian Hoze, i cili pritet të zbarkojë në Angli në orët e ardhshme.

Sipas “AS” marrëveshja mes palëve është arritur dhe tani sulmuesi brazilian do të nisët drejt Londrës, për të kryer vizitat mjekësore.

Nuk dihet ende operacioni i këtij transferimi, ndërkohë që në klauzola e futbollistit ka qenë 70 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"