Murinjo: Është një rezultat i tmerrshëm, asistenti i Sarrit erdhi dhe më kërkoi falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 17:48

Murinjo: Është një rezultat i tmerrshëm, asistenti i Sarrit erdhi dhe më kërkoi falje

Jose Murinjo ishte shumë i zhgënjyer nga rezultati 2-2 i ndeshjes së Mançester Junajtid ndaj ish-ekipit të tij Çelsi në Stamford Bridge. Pas golit të barazimit të Bluve në fund të takimit, ai pati edhe një incident me një prej asistentëve të Sarri-t.

murinjo

Pas ndeshjes, Murinjo shpreh keqardhjen për rezultatin, por i thur elozhe ekipit.

“Mendoj se në pjesën e dytë ishim shumë mirë. kontrolluam ndeshjen dhe nuk lejuam lojtarët e tyre kyçë të futeshin në lojë. Nuk e kisha parë ndonjëherë Jorginho-n të luante aq pak, dhe kjo është merita jonë. Shpresoj që çdo arbitër të bëjë të njëjtën gjë si Mike Dean dhe të japë gjashtë minuta shtesë. Nuk e kuptoj pse dha aq shumë… Ekipi luajti shumë mirë, individualisht e rritëm nivelin, sidomos lojtarët e sulmit. Jam shumë i kënaqur me individët, me ekipin dhe me punën që kemi bërë ditët e fundit, përveçse me rezultatin, i cili është një rezultat i tmerrshëm për ne. Për sa i përket situatës me asistentin e Sarri-t, ishte vetë Sarri ai që erdhi i pari për të më thënë se do ta zgjidhte situatën në privatësi. Më pas, asistenti i tij erdhi tek unë dhe më kërkoi falje. Unë i thashë menjëherë se nëse me të vërtetë e mendonte ashtu dhe donte të kërkonte falje, atëherë ishte i falur. Edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time, kështu që patjetër që do ta pranoja faljen e tij.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"