Murinjo e thërret tek Mançesteri, por Interi nuk e lëshon pa 70 mln euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 23:33

Murinjo e thërret tek Mançesteri, por Interi nuk e lëshon pa 70 mln euro

Një pikë kyçe e Luçiano Spaletit e jo vetëm: Perisiç, “Ivani i Tmerrshëm”, shkëlqeu edhe në Botërorin rus (gol edhe në finale), me Kroacinë e Zlatko Daliçit. Dhe tani zikaltrit do e kenë të vështirë ta mbajnë mesfushorin. I pari në radhë është Zhoze Murinjo, që disa ditë më parë u shpreh se:

ikardi perisic

“E doja te Junajtid, nuk e kuptoj përse s’erdhi…”. Interi, megjithatë, nuk bën ulje: është i gatshëm të hyjë në bisedime për jo më pak se 70 milionë euro, për të pasur fondet me të cilat do kërkohet zëvendësuesi. Nëse vërtet “Djajtë” do e përmbushnin këtë kërkesë, sipas “Tuttosport”, drejtuesit interistë kanë “qarkuar” alternativat e mundshme: Federiko Kieza i Fiorentinës dhe Angel Di Maria i PSG-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"