Murinjo e tensionon edhe më shumë situatën, dëmtimi i Pogbasë? Nuk e di dhe nuk më intereson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 19:56

Murinjo e tensionon edhe më shumë situatën, dëmtimi i Pogbasë? Nuk e di dhe nuk më intereson

Ditët e fundit gjërat nuk po shkojnë si duhet te Mançesteri. Në takimin e javës së kaluar në Premierligë, Murinjo e largoi nga loja mesfushorin Pogba dhe ai nuk e priti mirë zëvendësimin.

murinjo pogba

Ndërkohë, duket se situate midis tyre nuk është qetësuar as në ditët në vijim. Murino ka dhënë një përgjigje që nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës kur u pyet mbi dëmtimin e Pogbasë para ndeshjes në “Fa cup” ndaj Hadërsfildit.

Kur u pyet mbi shkallë e dëmtimit të mesfushorit ai u përgjigj shumë ftohtë, ““Nuk e di se sa serioz është dëmtimi i Pogba. Dhe për të qenë i sinqertë nuk më intereson.

“E vetmja gjë që më intereson tani është ndeshja ndaj Huddersfield. Për Pogbanë do të mendoj pas ndeshjes”, ka thënë ai para ndeshjes.

jose-mourinho-mufc

Marrëdhënia e tij me francezin është ftohur dhe Pogba mund të mendojë edhe largimin nga Mançesteri nëse kjo situatë nuk zgjidhet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"