Murinjo e provokoi për Ligën e Konferencës, reagon Tare: Dua t’a fitoj, mbetet një trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 9:25

Murinjo e provokoi për Ligën e Konferencës, reagon Tare: Dua t’a fitoj, mbetet një trofe

Lacio nuk bëri paraqitjet e duhura në Ligën e Europës, duke mos shkuar më shumë se vendi i tretë dhe duke kaluar kështu në Ligën e Konferencës.

tare

Për këtë ka reaguar dhe drejtori sportiv i të kaltërve, Igli Tare, i cili është shprehur se skuadra do të bëj çmos për ta fituar.

Gjithashtu ai u provokua dhe nga trajneri i rivalëve të kryeqytetit, Zhoze Murinjo, i cili tha se Tare nuk e pëlqen si kompeticion, pasi më parë kishte thënë se ishte një trofe për dështakët.

“Për të mirën e klubit, është e rëndësishme për Lacion që të luaj çdo vit në arenën europiane. Tani që jemi në Ligën e Konferencës, dua që Lacio ta nderojë atë deri në fund. Duhet të bëjmë më të mirën për t’a fituar. Një trofe mbetet gjithnjë i rëndësishëm”, ishin fjalët e Tares për “Radiosei”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"