Murinjo: Do ju tregoj pse nuk shkova tek Barça, një ditë kur të jem plakur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 18:42

Murinjo: Do ju tregoj pse nuk shkova tek Barça, një ditë kur të jem plakur

Tetë CV në klube dhe asnjë prej tyre nuk ka zgjatur më shumë se tre vite. Dhe Zhoze Murinjo ripohon se ai nuk do të dalë në pension te Junajtid, pavarësisht se ka thënë se do të ishte i gatshëm që të qëndronte për 15 vite në “Old Trafford”: “Ajo që mund të them është se jam ende një trajner me shqetësimet, ambiciet dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja, kështu që nuk besoj… Jam i sigurt se nuk do ta mbyll karrierën këtu”, tha ai për televizionin francez TF1.

LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 14: Jose Mourinho, Manager of Manchester United looks on during the Premier League match between Liverpool and Manchester United at Anfield on October 14, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

 

Dhe, kur gazetari e pyet nëse këto fjalë i ka për Mançester Junajtid, portugezi përgjigjet: “Po”. Por, pavarësisht këtyre fjalëve, 54-vjeçari është shumë pranë akordit me “djajtë” edhe për 5 vite të tjera. Ai pritet të rinovojë deri në vitin 2022, kontratë e cila pritet ta bëjë trajnerin më të paguar në botë (72 mln euro në total). Në 2008-ën ai ishte pranë stolit të Barçës, përpara se të ulej Guardiola: “E vërteta duhet thënë. Por janë disa gjëra që unë preferoj t’i mbaj për vete. Ndoshta do ta tregoj një ditë, kur të jem shumë plak”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"