Murinjo dhe Guardiola nuk takohen, anulohet derbi në Pekin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 10:49

Murinjo dhe Guardiola nuk takohen, anulohet derbi në Pekin

Ndeshja miqësore e planifikuar për ditën e sotme mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid është anuluar për shkak të motit të keq në Pekin, ku do të mbahej kjo sfidë. Të dy trajnerët, si Pep Guardiola, ashtu edhe Zhoze Murinjo, kishin shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e keqe të terrenit të stadiumit të kryeqytetit kinez pas shirave të shumtë që kishin rënë gjatë javës së fundit.

368DA61600000578-3706457-Mourinho_prepared_his_players_for_the_friendly_clash_with_Manche-a-11_1469430075200

Ndaj organizatorët vendosën që kjo ndeshje të mos zhvillohej, me konfirmimin që u dha fillimisht nga Mançester Junajtid nëpërmjet rrjeteve sociale. “Për shkak të kushteve atmosferike të kohëve të fundit, organizatorët e turneut dhe klubet pjesëmarrëse vendosën që të anulonin ndeshjen për Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve”, shkruhej në lajmërimin e “djajve të kuq”.

368DB87C00000578-3706457-The_session_took_place_at_the_Olympic_Sports_Center_due_to_the_p-a-12_1469430082255

Murinjo kishte deklaruar që në fillim se ishte kundër zhvillimit të ndeshjes në kushte të tilla. “Fusha dhe kushtet për lojtarët e mi janë më të rëndësishme se rezultatet në turin parasezonal. Nuk e kam problem të humbas ndeshje të tilla. Por e kam problem që lojtarët të stërviten në kushte të këqija. Ndaj objektivi i një ndeshje të tillë do të jetë vetëm që të kthej lojtarët në shtëpi pa dëmtime”, ishin fjalët e teknikut portugez para se të merrej vendimi për anulimin e duelit.

Ndaj takimi i shumëpritur mes Pep Guardiolës dhe Zhoze Murinjos është shtyrë derisa dy skuadrat të vihen përballë njëra tjetrës në ndeshje zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"