Murinjo dëshiron të jetë në Tiranë, përgjigjet edhe për Kumbullën: I lumtur me qendërmbrojtësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 23:43

Murinjo dëshiron të jetë në Tiranë, përgjigjet edhe për Kumbullën: I lumtur me qendërmbrojtësit

Zhoze Murinjo dëshiron gjithmonë të fitojë, në çdo lloj turneu. Këtë trajneri portugez e ka shprehur qartësisht sot në konferencën për shtyp para sfidës së Ligës së Konferencës që skuadra e tij luan kundër CSKA Sofjes.

murinjo

Tekniku portugez ka hedhur poshtë zërat se nuk i intereson turneu i tretë për nga rëndësia i UEFA-s, duke bërë të qartë se dëshironte në çdo moment t’i shkonte deri në fund aktivitetit i cili kulmon me finalen në Tiranë, edhe pse Seria A kishte prioritetin.

“Do të ketë rrotacion, por është e rëndësishme të ruajmë strukturën, pasi është i rëndësishëm një rezultat pozitiv në një turne sepse hap pas hapi duam të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër. Liga e Konferencës? Unë si asistent ka fituar edhe një turne që nuk ekziston më, Kupën e Kupave me Barcelonën në vitin 1997. Do të më pëlqente të fitonim Ligën e Konferencës por tani jemi shumë larg. Mbeten ende shumë ndeshje dhe nuk jam gënjeshtar që të them se nuk më intereson të fitoj.

Nuk di të them nëse kjo skuadër është më e përshtatshme për një kompeticion se sa për një tjetër. Kampionati është shumë më i rëndësishëm se Liga e Konferencës, por unë dua që ekipi të ketë mentalitet të fortë. Duhet të mendojë gjithmonë që ndeshja e radhës është më e rëndësishme”, theksoi trajneri.

Ndërkohë, ai u pyet nëse do të ndryshonte qendërmbrojtësit dhe nëse do të aktivizonte Kumbullën. “Nëse luan Kumbulla dhe nuk luan Mançini, atëherë do më pyesësh përse nuk luan ky i fundit. Ose nëse nuk luan Smalling, ndoshta mendon për një problem që ka lidhje me Mançesterin. Katër qendërmbrojtës është numri i duhur. Jam i lumtur me grupin e mbrojtësave të qendrës, kanë karakteristika dhe mosha të ndryshme. Nesër nuk do t’i ndryshoj të dy”, tha Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"