Murinjo: Anglia është mbrapa vendeve të tjera. Junajtid është favorit vetëm për… nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2017 | 20:25

Murinjo: Anglia është mbrapa vendeve të tjera. Junajtid është favorit vetëm për… nesër

Zhoze Murinjo insiston se skuadra e Mançester Junajtid nuk duhet trajtuar si favorite për fitoren e Ligës së Kampioneve pasi ka shumë skuadra më të forta se klubi anglez, edhe pse ai duket sikur i është kthyer përsëri viteve të lavdishme.

murinjo

“Në Ligën e Kampioneve ka 4-5 skuadra me një nivel të pabesueshëm cilësie, eksperience dhe njohuri për të ecur në aktivitet. Kjo është ajo që bën diferencën.

Përveç kësaj, ka shumë skuadra që janë të ngjashëm me Ligën e Europës. Duhet të mundohemi të kualifikohemi në 16 më të mirët dhe t’i gëzohemi asaj faze speciale me eliminim direkt bashkë me skuadrat më të mira në Europë”, tha Murinjo.

“Nuk është pritshmëri e ulët të mendosh se duhet të fitosh nesër, siç e mendoj unë. Por duhet të jemi të përulur dhe të pranojmë se kundërshtari ka të njëjtin motivim që kemi ne. Kundërshtari ka ardhur këtu dhe dëshiron t’i japë Mançester Junajtid një shije të keqe, siç ka bërë në të kaluarën. Por ne hyjmë në ndeshje me idenë se mund ta fitojmë atë. Të themi në këtë moment se ne jemi kandidatë për këtë apo për atë… ne thjesht jemi kandidatë për nesër”, tha trajneri portugez.

murinjo

I pyetur edhe për vështirësitë me të cilat përballen skuadrat angleze në krahasim me rivalët, Murinjo nuk ngurroi të pikturonte negativisht futbollin në Britaninë e Madhe, ku kalendari është shumë i ngjeshur.

“Nuk ka asgjë për të thënë në këtë aspekt. Është humbje kohe të flasësh për atë që mund të bëjmë, pasi nuk mund ta bëjmë. Duhet ta pranojmë se ka diferenca nga vendet e tjera. Kështu janë gjërat”, deklaroi Murinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"