Murati merr ftesë nga Shpresat e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2014 | 12:16

Murati merr ftesë nga Shpresat e Shqipërisë

Flamurtari-Partizani 0-0, Murati ekzekuton rivenien anesorePas pajisjes me pasaportë shqiptare, mbrojtësit të Partizanit, Mevlan Murati, pritet që në kohë rekord t’i realizohet edhe ëndrra për të përfaqësuar kombëtaren kuqezi. Mësohet se shqiptari nga Maqedonia është në planet e stafit teknik të kombëtares U-21 dhe mbrojtësi i Partizanit pritet të bëjë debutimin për ngjyrat kuqezi në miqësoren e majit, që Shpresa ka në Itali. Stafi teknik i kombëtares U-21 ka kontaktuar me drejtuesit e Partizanit për të mësuar se a është i gatshëm Murati që në vazhdim të përfaqësojë Shqipërinë, duke ditur se më parë ka luajtur për U-17 dhe U-19 të Maqedonisë. Pa dyshim përgjigja ka qenë pozitive nga drejtuesit e kuq, por kjo ka qenë edhe një ëndërr dhe dëshirë e Muratit që të përfaqësojë ngjyrat e flamurit shqiptar. Pas pajisjes me pasaportë shqiptare, në fillim të prillit Mevlan Murati u shpreh kështu për mediat shqiptare në Maqedoni: “Besoj se çdo shqiptar do ta dëshironte këtë pasaportë, ndaj ndihem i lumtur që pata fatin ta marr edhe unë këtë pasaportë shqiptare. Shpresoj të kem ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. Deri tani kam qenë pjesë e Kombëtareve të moshave të Maqedonisë dhe kam qenë shumë i vlerësuar me ato pjesëmarrje, pasi më kanë ndihmuar në karrierë. Mirëpo, ftesa nga Kombëtarja shqiptare do të ishte një ndjenjë e veçantë për mua”. Mbrojtësi i të kuqve prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e stafit teknik të kombëtares U-21, por nuk është grumbulluar më parë, pasi problem ishte pasaporta e tij, kështu që tani nuk ka asnjë pengesë që Murati të vishet kuqezi. 20-vjeçari në ekipin Shpresa do të gjejë edhe shokë të tjerë të Partizanit, si Amir Rrahmani dhe Elvis Prençi, ndërsa në ndeshjen e fundit me Austria U-21 u grumbullua edhe Emiljano Mus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"