Murataj: Partizani luan për çdo trofe. Botërori? Finale Mesi-Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 15:39

Murataj: Partizani luan për çdo trofe. Botërori? Finale Mesi-Nejmar

Partizani prej ditësh ndodhet në Antalia, ku po kryen fazën përgatitore pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të Botërorit. Për faqen e klubit ka folur Valentino Murataj, i cili tregon objektivat, kushtet në Antalia dhe zbulon se është tifoz i Brazilit.

Murataj

FAZA NË ANTALIA – “Kjo shkëputje e kampionatit në këtë periudhë është diçka e re për ne, sepse nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë, por duhet të mësohemi. Ne kemi zgjedhur të stërvitemi në Antalia këto 10-12 ditë. Kushtet atmosferike dhe infrastruktura në kompleks janë shumë mirë. Shpresoj ta kalojmë sa më mirë dhe pa ndonjë dëmtim”.

TRIUMFI ME BYLISIN – “E rëndësishme ishte marrja e tri pikëve, sepse vinim pas dy rezultateve negative. Ndeshja shkoi shumë mirë, kishim mbështetjen e madhe të tifozëve. Ishte emocion shumë i veçantë, sepse luanim në shtëpinë tonë të re. Jam i lumtur që e nisëm në stadiumin tonë me tri pikë dhe le të vazhdojmë kështu deri në fund”.

TITULLI – “Çështja e titullit kampion te Partizani dihet, sepse është një ekip që synon gjithnjë për trofe. Pret gjithnjë që lojtarët të marrin maksimumin për të arritur çdo trofe”.

BOTËRORI – “Unë jam tifoz i Brazilit, kam qenë që i vogël fans i Ronaldo Fenomenit. Brazili e nisi shumë mirë ndeshjen e parë, shpresoj të shkojë deri në fund. Besoj se do të jetë një finale me Argjentinën dhe shpresoj ta fitojë Brazili”, përfundoi Murataj.

PANORAMASPROT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"