“Mur” në Itali, ja si vlerësohen Kumbulla dhe Rrahmani pas suksesit të radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:15

“Mur” në Itali, ja si vlerësohen Kumbulla dhe Rrahmani pas suksesit të radhës

Pavarësisht se mposhti Leçen pastër 3-0, skuadra e Veronës vazhdon të konfirmojë se ka një mbrojtje tepër solide, kjo dhe falë kontributit të dy qendërmbrojtësve Amir Rrahmani dhe Marash Kumbullës.

Capture

Mediat italiane e vlerësuan lojtarin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë me notën 6.5. Rrahmani bëri ndërhyrjen më deçizive për skuadrën e tij në minutën e katërt kur Lapadula i Leçes i kishte të gjitha shanset të shënonte me portierin e Veronës jashtë porte, por Rrahmani ndali goditjen e tij me gjoks. Por, Kumbulla arriti të mos u jepte shanse dhe hapësirë sulmuesve të Leçes duke bërë bashkë me Rrahmanin që Verona të siguronte një fitore komode.

Të dy lojtarët konsiderohen ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit italiani. Napoli siguroi gjatë janarit shërbimet e kapitenit të Kosovës Rrahmani, ndërsa pritet që sezoni i ri ta gjejë lojtarin e kombëtares së Shqipërisë Kumbullën me një ekip të ri.

Amir Rrahmani (6.5) – Shpëtoi ekipin duke hequr topin nga vija fatale, por Lapadula ishte në pozicion jashtë loje. Më pas administroi pa probleme lojën.

Rrahmani Napoli

Marash Kumbulla (6.5) – I saktë dhe i vëmendshëm gjatë lojës. Nuk u dha hapësirë sulmuesve të Leçes.

marash-kumbulla-001

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"