Munguan në stërvitje, kryebashkiaku pritet të takojë 4 të pezulluarit e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 20:00

Munguan në stërvitje, kryebashkiaku pritet të takojë 4 të pezulluarit e…

Devolli vazhdon të “vlojë”. Humbja me Turbinën nuk po kalohet lehtësisht prej klubit. Pas analizës së thellë që u zhvillua të dielën dhe u morën masa drastike për 4 futbollistë, situata nuk është normalizuar ende.

devolli

Drejtuesit kishin hije dyshimi se portieri Hektor Mali, sulmuesi Paolo Ivani dhe mesfushorët Mikel Avdillari e Ronaldo Isufi kanë neglizhuar kundër cërrikasve dhe për këtë motiv u pezulluan. Asnjëri prej emrave të përmendur më lart nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e djeshme, e cila u zhvillua në qytetin e Korçës. Dhe kështu do të vazhdojnë, deri në një vendim të dytë.

Gazeta “Panorama Sport” mëson se do të jetë vetë presidenti (që në këtë rast është kryebashkiaku Eduart Duro) që do të merret posaçërisht me këtë histori, madje do të takohet me të 4-t futbollistët për të dëgjuar edhe variantin e tyre. Puna më e madhe tashmë nis për trajnerin, i cili duhet të bëjë llogaritë me 5 mungesa për javën e 6-të. Veç të pezulluarve, është larguar edhe Franc Pavia.

Alternativat nuk është se mungojnë, e megjithatë Stavri Nica ende nuk ka vendosur se me çfarë formacioni do të prezantohet përballë Ilirisë. Konsiderohet bonus fakti që do të luajnë në shtëpi, e megjithatë edhe presioni është rritur. Kërkohet vetëm fitorja dhe rikuperimi i pikëve të lëna kundër cërrikasve, e cila ishte e para humbje për devollinjtë në këtë fillimsezoni.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"