Mungon vetëm zyrtarizimi, Juventusi kompleton goditjen e madhe të merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:52

Mungon vetëm zyrtarizimi, Juventusi kompleton goditjen e madhe të merkatos

Pol Pogba mund të quhet më në fund si lojtari më i ri i Juventusit. Gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, konfirmonë se marrëveshja midis lojtarit dhe klubit është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi që do të ndodhë në korrik.

POGBA

Mesfushori francez kërkonte vetëm rikthimin te Juventusi duke mos pranuar të dëgjonte ofertat e ardhura nga Mançester siti ose PSG.

Kjo është goditja e parë e Juventusit këtë merkato, me Pogbanë që rikthehet të veshë ngjyrat bardhezi pas 6 vitesh, kur u largua drejt Mançester Junajtid për 100 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"