Mungon vetëm zyrtarizimi, futbollisti i Kombëtares arrin akordin me… Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 0:25

Mungon vetëm zyrtarizimi, futbollisti i Kombëtares arrin akordin me… Juventusin

Futbollisti i Kombëtares, Xhakomo Vrioni, nuk po gjen hapësira te skuadra e Çitadelës në Serinë B dhe me shumë gjasa do të largohet për t’iu bashkuar, Juventusit.

xhakomo vrioni

Bëhet fjalë për ekipin U23 të bardhezinjve, që militon në Serinë C. Sipas “Sky Sport”, Juventusi dhe Sampdoria janë duke negociuar së bashku, teksa në ditët në vijim, mund të vijë dhe transferimi i Vrionit drejt bardhezinjve.

Vrioni

Kujtojmë që 21-vjeçari është në pronësi të Sampdorias. Sulmuesi është gati të zbresë një kategori me poshtë për të pasur më shumë minuta në këmbë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"