Mungon vetëm Muzaka, ja si do të luajë Skënderbeu ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 11:55

Mungon vetëm Muzaka, ja si do të luajë Skënderbeu ndaj Teutës

Në orën 16:30 të pasdites së djeshme, ekipi zhvilloi seancën e fundit para Teutës. E gjithë stërvitja e djeshme ka qenë thuajse taktike dhe me skema loje, ndërkohë Ilir Daja ka këmbëngulur te të tijtë në lidhje me shpejtësi në pasime dhe saktësinë në veprime.

skenderbeuu

Gjergji Muzaka nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe do mungojë. Në mesin e fushës ka balotazh, ku tre futbollistët, Osmani, Nimaga dhe Dita, luajnë për dy vende dhe vetëm Sabjen Lilaj është i sigurt nga starti.

Prapavija është e përbërë me Shehin në portë dhe përpara tij katërshja është: Vangjeli dhe Mici në krahë, ndërkohë që Radas dhe Aliti në qendër.

55

Në mesin e fushës, Osmani pritet të jetë përpara mbrojtjes, ndërkohë që Nimaga dhe Lilaj mund të jenë dyshja tjetër e mesfushës. Në sulm Gavazaj dhe Xhejms janë krahët, ndërkohë që në krye është Ali Soue.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"