Mungon vetëm Frangaj, Laçi mund të shfrytëzojë fushën e dënuar të qipriotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 12:54

Mungon vetëm Frangaj, Laçi mund të shfrytëzojë fushën e dënuar të qipriotëve

Laçi do të kërkojë sot të shfrytëzojë maksimalisht momentin jo të mirë që po kalon Anorthosis. Klubi qipriot ka probleme të mbartura me borxhe që shkojnë në miliona euro, por edhe përplasje me tifozët për shkak të rezultateve që nga sezoni i kaluar.

laci

Ndërkohë, e vetmja mungesë për bardhezinjtë sot është mbrojtësi i krahut të djathtë, Abdurrahman Fangaj, i cili nuk e ka kaluar ende dëmtimin dhe nuk u grumbullua. Për Laçin do të debutojnë dy kroatë: mesfushori Eller dhe sulmuesi Kendes.

LUHET PA TIFOZË

Ndeshja e vlefshme për turin e parë të Ligës së Europës mes Anorthosis dhe Laçit do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Antonis Papadopulos”. Fusha e klubit qipriot është dënuar nga UEFA me dy ndeshje pa spektatorë dhe kësisoj sot dyert e impiantit do të qëndrojnë të mbyllura.

Laci

Përveç ekipeve dhe stafeve teknike, UEFA ka lejuar që të marrin pjesë në stadium 75 përfaqësues të klubit qipriot, ndërsa Laçi si klub udhëtues ka në dispozicion 200 vende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"