Mungon Todorovski, ja si pritet të rreshtohet Teuta në supersfidën ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 13:24

Mungon Todorovski, ja si pritet të rreshtohet Teuta në supersfidën ndaj Tiranës

Ekipi ka mbyllur dje pasdite përgatitjet për takimin e 11-të sezonal ndaj Tiranës, sfidë e vlefshme për Kategorinë Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar dje pasdite një seancë të karakterit taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të ndeshjes ndaj bardhebluve.

tEUTA

Gjendja e ekipit Bllagoja Todorovski është e vetmja mungesë për takimin e të shtunës. Mbrojtësi do të vuajë pezullimin njëjavor për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Bylisit dhe e bën të pamundur aktivizimin ndaj Tiranës. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale në prag të takimit me bardheblutë.

Teuta

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"