Mungon Sidibe, Duro në hall edhe shqetësimet e tre futbollistëve të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 16:30

Mungon Sidibe, Duro në hall edhe shqetësimet e tre futbollistëve të tjerë

Një mungesë të sigurt do të ketë Flamurtari në ndeshjen me Skënderbeun. Sidibe do të mungojë për shkak të kartonit të kuq. Lajm i mirë është rikthimi i Ditmar Bicaj, i cili kaloi dëmtimin. Ndërkaq, tre lojtarë janë me probleme.

Flamurtari-470x3131-470x313

Alvesh, Nedljekovic dhe Useini kanë probleme sa u përket dëmtimeve të pësuara në ndeshjet e fundit. Por, stafi teknik dhe ai mjekësor shpresojnë që këta lojtarë të mos kenë gjëra serioze dhe po bëjnë maksimumin për rikuperimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"