Mungon një karton i kuq, ja moviola për ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:21

Mungon një karton i kuq, ja moviola për ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit

Sfida mes Kukësit dhe Partizanit, kryendeshja e javës së 20- të në Superiore, iu besua Kreshnik Cjapit. Arbitri bëri një paraqitje shumë të mirë, duke e administruar më së miri takimin, por nuk mund të shpëtonte nga polemika.152324883_2517306595081339_2033797757743241322_o

Në pjesën e dytë, pati një duel të fortë mes Hakajt dhe Taipit në fundore, ku mesfushori i Kukësit kishte topin në zotërim. Hakaj tentoi t’ia rrëmbente edhe duke e shtyrë, ndërsa Taipi në nerva e sipër, përdor edhe duart, duke goditur mbrojtësin e Partizanit. Cjapi akordon faull në favor të Taipit, edhe pse Hakaj është në tokë duke mbuluar fytyrën.

Nga përsëritjet, duket qartë tendenca e Taipit për ta goditur Hakajn dhe meritonte karton të kuq. Edhe te goli i Çinarit pati dyshime për pozicion të parregullt për Asanin, por nga përsëritjet, anësori ka vepruar drejt, duke e lënë lojën të vazhdojë, pasi Asani është në pozicion të rregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"