Mungon në ndeshjen e ardhshme, Sarri me numër të limituar lojtarësh në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 15:07

Mungon në ndeshjen e ardhshme, Sarri me numër të limituar lojtarësh në mbrojtje

Huan Kuadrado është pezulluar për ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Sasuolos duke i lënë bardhezinjtë me numër të limituar në prapavijë. Kolumbiani u ndëshkua me karton të verdhë në barazimin e djeshëm ndaj Atalantës 2-2 dhe ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

KUADRADO

Kuadrado është aktivizuar në mbrojtje nga trajneri Sarri edhe pse roli natyral i tij është anësor i djathtë. Me Matia De Shilion, Merih Demiral dhe Sami Kedirën të dëmtuar, kjo e lë Sarrin me pak mundësi zgjedhjeje në mbrojtje. Me shumë mundësi Danilo do spostohet në krahun e dajthtë, kurse në krahun e majtë do luajë Aleks Sandro, që u kthye nda dëmtimi në sfidën e djeshme ndaj Atalantës.

Në situata emrgjente edhe Matuidi është aktivizuar si mbrojtës i majtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"