Mungon Ibrahimi, konkurrenca bën me “dhimbje koke” Dalipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 12:53

Mungon Ibrahimi, konkurrenca bën me “dhimbje koke” Dalipin

Partizani ka nisur dje përgatitjet për transfertën e Kukësit, një sfidë mjaft e rëndësishme për objektivat e të kuqve në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Trajneri Dalipi ka përgëzuar lojtarët para fillimit të seancës dhe ka këmbëngulur që ekipi të mos përfshihet nga euforia, por të mbetet me këmbë në tokë dhe të fokusohet vetëm te ndeshja me Kukësin, ku primare mbetet fitorja.

dalipi partizani

Për këtë takim, trajneri Dalipi do ta ketë thuajse të plotë grupin, në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Jurgen Bardhi dhe Renaldo Kalari e kanë kaluar dëmtimin dhe dje janë përgatitur normalisht me grupin. Gjithashtu, rikthehet edhe Lorenc Trashi, i cili ishte i pezulluar ndaj Laçit. Mungesë e vetme për Kukësin është Labinot Ibrahimi, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Pezullimi i Ibrahimit hap ankandin se kush do të pozicionohet në të djathtë të mbrojtjes.

partizani1-470x313

Gatishmëria e të gjithë lojtarëve dhe konkurrenca e lartë e krijuar në ekip e bën me “dhimbje koke” trajnerin Dalipi, pasi i duhet të zgjedhë 11 titullarë nga 20 që ka aktualisht në ekip. Dilemat në formacion ekzistojnë në të gjithë sektorët.

Partizani

Mbetet për t’u parë se kush do të luajë në të djathtë të mbrojtjes, Fejzullahu që u grumbullua me ekipin për herë të parë pas 7 muajsh apo Progni që është aktivizuar në disa ndeshje në këtë rol. Me rikthimin e Bardhit, rikthehet balotazhi me Çanin. Rikthehet Trashi, por edhe Lukas me Abdurrahimin po gëzojnë formë të mirë. Gjithashtu, Telushi është kthyer në formën e tij më të mirë, por edhe Mala po zhvillon një sezon mbresëlënës. Dalipi ka fatin që të “vuajë” nga luksi që ka në ekip.

Partizani2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"